+355 682206300

Rreth Nesh

Mirësevini në Qëndrën Diagnostike Alfa

Ju mirëpresim në Q.D.A ku ne e kemi bërë atë misionin tonë për të ofruar cilësi dhe kujdes të jashtëzakonshëm për pacientët tanë. Qasja e shenjtë e shërbimit mjeksor që ne ofrojmë fillon nga minuta kur pacienti ka vizituar zonën e pritjes dhe nuk do të përfundoje derisa t’i kemi ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm.

Qëndra Diagnostike Alfa ka filluar në fillim me shërbimet laboratorike në sektorin e kujdesit shëndetsor, në Tirane, që në shkurt 2009 dhe më pas në 2012 me shërbime në ekografi, kardiologji, obsetrike/gjinekologji, endokrinologji. Qëndra është pozicionuar në Rr. Dibrës, Tiranë.

Ekipi mjek dhe laborant, i kualifikuar, me experience dhe me grada shkencore, ofrojnë ekspertizë në të gjitha disiplinat për të cilat Qëndra Diagnostike Alfa është e liçensuar, duke siguruar ofrimin e shërbimeve të cilësisë më të lartë për pacientët dhe komunitetin mjeksor.

Për Qëndrën Diagnostike Alfa

Deklarata e misionit

Misioni i Qëndrës Diagnostike Alfa është të sigurojë cilësi, vlerë të çmuar, shërbime të kujdesit shëndetsor parësor në një ambjent të edukuar dhe familjar. Çdo anëtar i stafit ofron vlera unike në tërësinë kolektive, dhe aq shumë kujdes sa ne jemi të gatshëm për të dhënë për anëtarët e familjes tonë, po këtë kujdes jemi të gatshem për t’a ofruar për pacientët tanë. Tek ky qëllim, ne demonstrojmë me shëmbullin tonë moton e cila është: ". Trajtimi që ju vë ju të parët" 

Deklarata e vizionit

Qëndra Diagnostike Alfa do të vazhdojë t’i ofrojë pacientëve tanë një vazhdimësi të cilësisë së lartë. Në ofrimin e këtyre shërbimeve, ne përpiqemi për të vepruar në nivelin më të lartë të integritetit personal dhe profesional. Në përputhje me këtë qëllim, një prej prioriteteve tona është demonstrimi i një sjellje etike dhe respekti të ndërsjelltë për njëri-tjetrin dhe çdo individ që ne ndihmojmë. QDA përpiqet për të mbajtur pozitën e saj të vlerësuar në shërbimet e kujdesit shëndetësor.

Deklarata e vlerës

Ne në QDA ruajmë këto vlera që janë themelore:

•Ne respektojmë çdo pacient si anëtar të stafit tonë mjeksor. Puna në skuadër përcakton të ardhmen tonë.

•Ne jemi të angazhuar për një shërbim të përsosur dhe jemi të përkushtuar për të tejkaluar pritjet e atyre që ju shërbejmë.

•Ne pranojmë përgjegjësi personale për punën që ne bëjmë

•Ne vazhdimisht përpiqemi që të ofrojmë cilësi më të lartë dhe kujdes më të sigurtë për pacientin

•Ne inkurajojmë komunikimin e hapur që nxit partneritetin dhe rrit në kohë përgjigjet e përshtatshme

•Ne jemi të angazhuar për një mjedis mbështetës që inkurajon idetë e reja dhe krijuese

Newsletter

Kontakt

mapRr. Dibrës (në kryqëzim me rr. Riza Cerova), Pallati 132, Kati II, Tiranë

 

map+355 4 2450016

Na ndiqni në