+355 682206300

Rëndësia e kryerjes së një Check-Up mjekësor edhe nëse ndiheni i shëndetshëm

Check-up ose në shqip kon­troll mjekësor periodik, është një paketë analizash laboratorike dhe imazherike që kryhet për identifikimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Realizimi i një kontrolli periodik është i rëndësishëm, edhe kur nuk jeni sëmurë, sepse do t’ju tregojë nëse duhet të kujdeseni për ndonjë gjëndje shëndetësore që ju nuk e keni patur.  Kurrë nuk mund të gjeni çfarë konkluzioni mund të dalë nga një diagnostikim check-up.

Pse kon­trollet mjekësore periodike (check-up) janë të rëndësishme:

Njohja e shpejtë – Duke patur një ekzaminim të përvitshëm, mjeku është në gjëndje të kontrollojë faza të hershme të një sëmundjeje, ndonëse pa simptoma të dukshme fizike, por që mund të manifestohet fillimisht me anormalitet biokimik, i konstatuar nëpërmjet analizave laboratorike. Për shembull, niveli i lartë i sheqerit dhe i kolesterolit shpesh nuk shfaqet me ndonjë simptomë derisa sëmundja të ketë avancuar. Për të kapur herët këto çrregullime të organizmit duhet që të gjithë të kontrollohemi të paktën një herë në vit, sidomos personat me moshë mbi mesataren dhe ata me histori familjare për një sëmundje të caktuar. Shumica e atakeve të zemrës janë për shkak të diabetit dhe një diagnostikim i hershëm i diabetit çon në parandalimin e komplikacioneve.

Mjekimi i hershëm- Sa më shpejt të merrni këshilla apo mjekim për këto sëmundje serioze, aq më tepër shanse do të keni për të shmangur efekte anësore madhore. Mjekimi i hershëm do të frenojë përhapjen në organizëm të sëmundjeve si kanceri duke e shtyrë atë sa më shumë në kohë nga sa ajo do të ishte po të mos vepronim.Pacientët në përgjithësi paraq­iten tek mjeku vetëm atëherë kur sëmundja është çfaqur me gjithë simptomat e saj. Në këtë faze, shërimi është i vështirë dhe ndonjëherë edhe i pamundur. Mund të përmendim këtu kancerin e gjirit që nëse diagnostikohet në fazat e tij fillestare kurohet me sukses në shumicën e rasteve, por nëse nuk konstatohet në kohë arrin në faza të avancuara dhe pacientes i kushton jetën. E vetmja mënyrë për të kapur herët këto sëmundje është të realizoni check-up për t’u bindur që jeni mirë. Koha më e mirë për vizitë është përpara se ju të ndjeni efektet e sëmundjeve. Prandaj, duke mos qënë në gjëndje t’a gjeni ekzaktësisht këtë kohë, ju sugjerojmë t’a kryeni këtë kontroll çdo vit.

Parandalimi – Njerëzit duhet të parandalojnë sëmundjet, pa pritur për t’i kuruar ato. Nëpërmjet kontrolleve  të përvitshëme, arrihet të parandalohen dhe kurohen një numër i madh sëmundjesh si sëmundje të arterieve koronare, sëmundje të mëlçisë të shkaktuara nga hepatiti ose alkooli, diabeti, kancerit të gjirit, prostatit, aparatit tretës, osteoporoza, dhe sëmundje të tjera.
Nëpërmjet check-up, mjeku do jetë në gjëndje t’ju tregojë mënyrën me të cilën ju mund të parandaloni problemet shëndetsore prej përkeqësimit në të ardhmen, duke ndryshuar disa prej zakoneve tuaja ditore, dietës ushqimore apo mjekimit. Parandalimi jo gjithmonë ndalon gjërat e këqia për të ndodhur, por ndihmon për t’ju mbajtur  më të shëndetshëm në kohë.  Ju do të jeni shumë më pak i prirur që të merrni sëmundje të caktuara nëse ju merrni masa parandaluese.

Programet e kontrollit periodik- Programet e kontrollit periodik janë të ndryshme në vartësi të gjinisë, moshës, sëmundjeve të caktuara. Eshtë e rëndsishme të theksohet që personat që do kryejnë një check-up duhet të konsultohen paraprakisht me mjekun, për kushtet dhe momentin më të përshtatshm për t’a kryer atë.

Jeta juaj , në  dorën tuaj !

Newsletter

Kontakt

mapRr. Dibrës (në kryqëzim me rr. Riza Cerova), Pallati 132, Kati II, Tiranë

 

map+355 4 2450016

Na ndiqni në