+355 682206300

Një panel testesh projektuar posaçërisht për burrat mbi 40 vjeç

                          

A e dini se?
Statistikisht, burrat vizitohen tek doktori më rallë se gratë dhe kryejnë më pak ekzaminime mjekësore. Këto i bëjnë vetëm për të kontrolluar ankesa specifike, në vënd që t’i kryejnë si teste rutinë. Si rezultat, pjesëmarja në programet e ekzaminimit të burrave është e ulët krahasuar me ato të grave.

Pse programet e ekzaminimit janë të rëndësishme?
Ato janë të rëndësishme sepse rrisin mundësinë e kapjes së një shqetësimi shëndetsor në fazat e para të tij, kur mjekimi shpesh është më efektiv. Programet e ekzaminimit të grave të tilla si kanceri i gjirit ose qafës së mitrës, kanë reduktuar dramatikisht shkallën e vdekshmërisë për këto sëmundje.

Çfarë po bën Qendra Diagnostike Alfa për t’ju ndihmuar?
Për të ndihmuar në adresimin e edukimit të çështjeve kyçe dhe pjesëmarjen në programet e ekzaminimit për burra, Qendra Diagnostike Alfa ka krijuar një panel të thjeshtë për shëndetin e burrave me teste diagnostike për shqetësime të përbashkëta tek burrat e moshës mbi 40 vjeç.

Çfarë testesh janë në panel?
Paneli i shëndetit për burrat përbëhet prej testit të antigenit specific të prostatës (PSA), një profil i lipideve, një matje e testosteronit dhe një provë imunokemikale e feçes (FIT)

Pse këto prova janë të rëndësishme?
Sejcila nga testet në panelin e ekzaminimeve, teston për çështje të përbashkëta tek burrat mbi moshen 40 vjeç.
• Antigeni Specifik i Prostatës (PSA)
PSA ndihmon për ekzaminimin e kancerit të prostatës i cili është zakonisht kanceri më i diagnostikuar tek meshkujt. Nëse kapet herët, normat e mbijetesës mund të jenë mbi 90%.
• Lipidet
Një panel yndyrnash ose niveli i kolesterolit dhe trigliceideve, janë tregues për faktorët e rrezikut për presionin e lartë të gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjen e koronareve të zemrës dhe infarktin e saj.
Nivele të padëshëruara të lipideve mund të tregojnë faktorë rreziku, por shpesh mund të manaxhohen përmes një programi diete dhe ushtrimeve fizike.
• testosteroni
Epshi në rënie dhe mosfunksionimi seksual janë shqetësimet për meshkujt e moshës së mesme. Mbi moshën 45, nivelet e testosteronit fillojnë të bjenë me një mesatare prej 1% në vit. Testosteroni luan një funksion të rëndësishëm në dëshirën për seks, funksionin seksual dhe fertilitetin mashkullor. Rënia e niveleve shqërohet gjithashtu me ostoporozën, humbjen në masë të muskujve dhe ndryshime në metabolizëm. 
• Testi i reaksioneve antigjen-antitrup i feces (TIF) 
Ky test tregon hemoglobinën në feçe. Testi është projektuar si një tregues i hershëm për kancerin kolorektal I cili është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve nga kanceri, por nëse ekzaminohet dhe kapet herët, shanset për mbijetesë rriten mbi 90%. Burrat mbi moshën 50 vjeç rekomandohen të kenë çdo 2 vjet një test gjaku okult. Testi TIF siguron avantazhe mbi metodat e tjera sepse është mjaft i ndjeshwm, kërkohet vetëm një mostër e vogël, nuk ka kufizime diete dhe nuk ndikohet nga aspirina ose vitamina C.



A është e nevojshme të jesh në një moshë të caktuar për të përfituar nga ky panel?
Burrat e gjithë moshave mund të kërkojnë të kryejnë “Panelin e Shëndetit për Burrat”, sidoqoftë përderisa paneli përbëhet nga teste që kanë të bëjnë me burrat e moshës së mesme, do të jetë më e aplikueshme për burrat e moshës mbi 40 vjeç.

Sa kushton ky panel dhe kush është përfitimi i kryerjes së një paneli në krahasim me testet individuale?
Ju do paguani x lek përpara se të mblidhen mostrat. Paneli i Shëndetit të Burrave është një koleksion (mbledhje) testesh dhe janë me lirë se t’i bëni ato veças. Për porosinë e Panelit ju kurseni 30%. Kjo ju kursen kohën, kursen paret dhe ju siguron rezultate më të shpejta. Ne kemi projektuar “Panelin e Shëndetit për Burra” që të jetë i thjeshtë, i përballueshëm dhe i përshtatshëm.

Çfarë tipi mostrash duhen mbledhur?
Paneli kërkon një mostër urine, një mostër gjaku dhe një mostër feçe në sasi të vogël.

Sa eshte koha për të marrë rezultatet?
Ka dy mënyra për të marrë rezultatet. Mund t’i merrni pranë laboratorit duke diskutuar njëkohësisht me doktorin mbi rezultatet ose nëpërmjet e-mail_it.

Çfarë do bëj nëse rezultatet janë jashte kufirit normal?
Rrini i qetë. Në vartësi nga mosha, situata e vetme dhe shëndeti juaj i përgjithshëm, mund të jenë arsye që kufiri i rezultateve të jetë jashtë vlerave normale. Kujtohu që, provat e panelit për rreziqet e shëndetit, janë të mjekueshme dhe nëse kapen herët kanë përfundime shumë më të mira. 

Stafi dhe Laboratori i Qendres Diagnostike Alfa ka një eksperiece 18 vjeçare në shërbim të nevojave shëndetësore të pacientëve.
Shërbimet testuese të laboratorit tonë ndihmojnë mjekët në parandalimin, diagnostikimin, mjekimin dhe monitorimin e sëmundjeve të pacienteve. Testet tona ndihmojnë që të:
• Përcaktojnë rreziqet e shëndetit dhe hapat parandalues;
• Diagnostikojnë dhe njohin sulmin e sëmundjes;
• Identifikojnë mjekimet dhe reagimet e përshtatshme; dhe 
• Monitorojnë dhe korigjojnë mjekimet siç kërkohen.
Ne kujdesemi për të ndihmuar pacientët dhe mjekët dhe përdorim njohuritë tona të laboratorit në ndihmë të identifikimit të kursit të duhur për të përmirësuar të rezultatet e kujdesit shëndetsor.

Qëndra Diagnostike Alfa

Shërbimi i laboratorit

Newsletter

Kontakt

mapRr. Dibrës (në kryqëzim me rr. Riza Cerova), Pallati 132, Kati II, Tiranë

 

map+355 4 2450016

Na ndiqni në