+355 682206300

Udhëzues ekzaminimi për sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST)

A e dini që rreth gjysma e adoleshenteve dhe të rinjve seksualisht aktivë  marrin një SST përpara moshës 25 vjec – dhe shumë prej tyre nuk e kanë idenë?  Nëse keni marëdhenie seksuale, atëhere duhet të mendoni për sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST). Meqënëse shumica e SSTve nuk kanë  shënja te dukshme, e vetmja mënyre për t’i njohur ato është kryerja e ekzaminimeve. Dhe mos u shqetesoni, ekzaminimi është absolutisht kofidencial.

Disa SST, varen nga faktorët tuaj individual të rrezikut. 

Disa udhëzime për periudhën e kryerjes së ekzaminimeve jepen më poshtë:
SST që duhet të ekzaminoni çdo vit dhe/ose përpara fillimit të një marrëdhënie të re seksuale janë:

•   Chlamydia
•   Gonorrhea
•   HIV (sipas udhëzimeve të vecanta)

- SST që ju duhet të ekzaminoni rregullisht, por jo çdo vit.

 •   Kanceri i qafës së mitrës – nëpërmjet një Pap testi.

- SST për të cilat ekzaminimi nuk është përgjithësisht i rekomanduar,  nëse nuk e dini se keni qënë ekspozuar kundrejt tyre ose keni shënja klinike:  

•   Syphilis 
•   Herpes Genital 
•   Trichomoniasis 
•   Hepatit  B 
•   Chancroid 
•   Vaginoza Bakteriale

- SST që duhet të ekzaminoni gjatë shtatzanisë
(Te interesuarit mund te marrin  informacion prane Qenderes Diagnostike)


Çfarë mund të ndodhë nëse ju nuk ekzaminoheni për SST ?

Disa herë është e vështirë për t’i motivuar njerëzit për të kryer ekzaminimet për SST. Shumë njerëz mendojnë se duhet ta dijnë nëse kanë nevojë për të kryer testet e SST. Kjo është një ide e gabuar sepse SST janë shpesh pa shënja klinike, të cilat i bëjnë ato të vështira për t’u dalluar, ose mundet të bëjë njerëzit të mendojnë që SST janë vetëm një shqetësim i vogël ose asgjë për t’u mërzitur. Megjithatë, është e rëndësishme për ato persona të cilët janë seksualisht aktivë të kryejnë rregullisht ekzaminimet për SST. Mos bërja e tyre mund të çojë në pasoja serioze afatgjata. 

Disa pasoja të mundshme nëse nuk kryeni ekzaminimet  për SST janë:

• Steriliteti.
Nëse i le të pamjekuara, sëmundje që normalisht kurohen,  si chlamydia, gonorrhea dhe vaginoza bakteriale, mund të cojnë në sëmundjen e qelbëzimit të pelvisit tek gratë dhe sterilitet tek gratë dhe burrat. 

• Rrit rrezikun për HIV
Infektimi me SST të ndryshme, veçanërisht sëmundjet e ulçerës genitale si herpes dhe sifilis, duhet të rrisin dyshimet tuaja për infeksion HIV. Këto infeksione mundet t’a bëjne më të lehtë HIV_in për t’u marre nga trupi nëse jeni i ekspozuar. 

• Infektimi i partnerit
Megjithëse do të ishte mire të besohej që çdo njeri praktikon seks të sigurtë, ka njerëzit të cilët megjithëse e dinë atë, janë të infektuar me një SST. Në mënyrë alternative, ka njerëz me infeksione, pa shënja, të cilët nuk e dinë që janë të infektuar, dhe që mund  të mendojnë se  nuk duhet të kryejnë seks të sigurtë, sepse janë të sigurtë. Duke i dhënë partnerit një SST mund të ndihen  në tmerr, veçanërisht nëse mund t’a kishin parandaluar atë po të kryenin testet për SST përpara fillimit të marrëdhënies seksuale. 

• Probleme shëndetsore sistemike të rënda
Shumë SST kanë potencial të çojnë në probleme shëndetsore të rënda. Fatmirësisht, këto probleme janë shpesh të evitueshme me mjekimin e menjëhershëm. Megjithatë, nuk mund të gjëndet mjekimi deri sa të kryeni ekzaminimet. 

• Rrezikimi i një shtatzanie
Ka nje numer SST_sh  që potencialisht mund të shkaktojnë probleme serioze me shtatzaninë dhe lindjen. Për më tepër, infeksione si syphilisi dhe herpes mund të çojnë në rezultate fatale për një të porsalindur. Megjithëse rreziku mund të reduktohet me mjekimin e menjëhershëm, kjo kërkon që të kryeni testet që doktori të vihet ne dijeni  për rrezikun e fëmijës tuaj. 

 

Newsletter

Kontakt

mapRr. Dibrës (në kryqëzim me rr. Riza Cerova), Pallati 132, Kati II, Tiranë

 

map+355 4 2450016

Na ndiqni në