Ekografia ose ultrasonografia është një teknikë imazherie mjeksore që përdor valët e zërit me frekuenca të larta si dhe jehonën e saj. Teknika është e ngjashme me lokalizimin me jehonë të përdorur nga delfini ose sonari i nëndetëseve. Ekografia përdoret për shumë funksione në mjekesi ku disa prej tyre jepen më poshtë:
Pse bëhet një ekografi për barkun?
Një ekografi barku mund të shohë ose gjejë:
- shkakun e dhimbjeve të barkut
- një inflamacion të apendisitit
- stenozë të pylorit, masat të tilla si tumor, cist apo absese
- fluide anormale në bark
- gjen shkakun e infeksioneve të veshkave
- diagnostikon një hernie
- diagnostikon dhe monitoron tumoret dhe kancerin
- diagnostikon ascitin
- gjen shkakun e një zmadhimi në një organ të barkut
- shikon për dëmtime pas një plagosje
- shikon për gurë në veshka ose fshikëzën e tëmthit
- gjen, mat, ose monitoron një aneurizem të aortës.
- kontrollon formën, madhësinë, pozicionin e mëlçisë . Një eko mund të bëhet për të vlerësuar verdhëzën dhe probleme të tjera të mëlçisë duke përfshirë masa të mëlçisë, cerozë, ose depozitime yndyre në mëlçi
- shikon madhësinë e një shpretke të zmadhuar dhe shikon për dëmtime apo sëmundje.
- Gjen probleme me pankreasin, p.sh një tumor pankreatik.
- Shikon për bllokim në rrjedhjen e urinës në një veshkë . Një eko e veshkave mund të bëhet edhe për të gjetur madhësinë e veshkave, për të zbuluar masa në veshka, heton shkaqet për infeksione të përsëritura të traktit urinar ose kontrollon gjëndjen e veshkave të transplantuara .
- Zbulon nëse një masë në ndonjë prej organeve të barkut (p.sh. mëlçi ) është një tumor solid apo një kist i thjeshtë i mbushur me lëng.
- Udhëzon vendosjen e një gjilpërë ose instrumenti tjetër gjatë një biopsie .
- Shikon për grumbullimin e lëngjeve në zgavrën e barkut. Një eko gjithashtu mund të bëhet për të udhëzuar nje gjilpërë gjatë një procedure për të hequr lëngun nga zgavra e barkut.
- Zbulon gurët në tëmth, qelbëzimin e fshikëzës së tëmthit (cholecystitis), ose tubat biliare të bllokuar .
Arsyeja per eko do varet nga simptomat tuaja.
Pse bëhet një ekografi për gratë shtatzëna?
Në vartësi nga etapa e shtatzënisë, eko përcakton:
- nëse fetusi ka rrahje zemre .
- Sheh nëse jeni shtatzënë me një fëmijë apo me binjakë
- përcakton pozicionin e fetusit për të parë nëse është në pozicion normal
- kontrollon gjininë e fetusit (nëse zona genitale shihet qartësisht)
- Sheh nëse madhësisa e fetusit është normal për moshën
- Zbulon një shtatzëni ektopike, ku embrioni implantohet jashtë mitrës, zakonisht në tubin falopian .
- Zbulon shkakun e çdo gjakderdhje që mund të ketë.
- Saktëson datën e shtatzënisë duke matur fetusin
- Vlerëson rrezikun e fetusit nga sindromi Down
- Gjen shkakun pse një test për ekzaminim gjaku ka qenë jo normal.
- Ndihmon me testet diagnostikuese, të tilla si CVS apo amniocentesis.
- Shqyrton fetusin për të parë nëse të gjitha organet e tij janë normal .
- Diagnostikon anomalitë, të tilla si spina bifida .
- Vlerëson sasinë e lëngut amniotik
- Mat rritmin e rritjes së fetusit nëpërmjet disa ekove të bëra kohë pas kohe.
Pse bëhet një ekografi Musculoskeletale?
Kjo bëhet për të ndihmuar në diagnostikimin e:
- tendiniteve në sup, tendinin e Akilit në kyçin e këmbës dhe tendine të tjera në të gjithë trupin.
- tërheqje të muskujve, masa apo koleksione fluide.
- përdredhje ose tërheqje ligamenti
- inflamacion brënda kyçeve.
- Ndryshimet e hershme të artritit reumatoid.
- tumore beninje dhe malinje të indeve të buta.
- cist ganglioni.
- hernie.
- trupat e huaj në indet e buta (të tilla si ashkla apo qelq).
- lëng në një kyç të dhimbshm tek fëmijët.
- anomali tek muskujt e qafës tek foshnjat me tortikol (qafë e përdredhur).
Pse bëhet një ekografi për Pelvisin?
Për burrat dhe gratë, eko pelvisi mund të bëhet për të:
- Gjetur shkakun e gjakut në urinë (hematuria). Mund të bëhet gjithashtu një eko e veshkave.
- Gjen shkakun e problemeve urinare.
- Shikon madhësinë e fshikëzës para dhe pas urinimit. Kjo mund të përcaktojë nëse fshikëza është e zbrazur plotësisht gjatë urinimit.
- Kontrollon për rritje në pelvis.
- Udhëzon për vendosjen e një gjilpëre gjatë një biopsie ose kur lëngu kullohet nga një kist ose abses.
- Kontrollon për kancer kolorektal dhe se si ai i është përgjigjur mjekimit..
Për gratë, ekografi e pelvisit mund të bëhet për të:
- Zbuluar shkakun e dhimbjes në pelvis.
- Shikon për shkakun e gjakderdhjes vaginale.
- Shikon për sëmundje inflamatore të pelvisit.
- Shikon madhësinë dhe formën e mitrës dhe trashësinë e murreve të saj (endometrium) .
- Shikon madhësinë dhe formën e vezoreve .
- Kontrollon gjëndjen dhe madhësinë e vezoreve gjatë mjekimit për infertilitet .
- Konfirmon një shtatzëni edhe nëse ajo është në mitër.
- Kontrollon gjatësinë e qafës së mitrës në një grua shtatzënë në rrezik për lindje premature.
- Kontrollon për fibroadenoma të mitrës të gjetur gjatë një ekzaminimi të pelvisit.
- Udhëzon një procedurë për të hequr një gjëndër ovariane në fertilizimin in vitro
Për meshkujt, ekografi e pelvisit mund të bëhet për të:
- Parë fshikëzat seminale dhe gjëndrën e prostatës.
- Kontrollon për kancerin e prostatës.
- Shikon nëse problemet urinare janë shkaktuar nga një prostatë e rritur,
- Kontrollon për të parë nëse një problem me gjëndrën e prostatës mund të shkaktojë sterilitet
Pse bëhet një ekografi për zemrën?
Kjo bëhet për të:
- përcaktuar shkaqet e dhimbjes së kraharorit,
- gjurmon konditat kronike të zemrës,
- Vlerëson ndikimin e një ataku zemre
- Diagnostikon valvulat e zemrës të ngushtuara apo që rrjedhin
- Përcakton nevojën për ndërhyrje ose vlerëson efektivitetin e mjekimit.
- Përcakton nëse zemra ose aorta ka qënë e dëmtuar nga një aksident
- Kontrollon tek fëmijët e rinj ose infantilë nëse ka sëmundje zemre të lindura.