Shërbimet që kryhen në kardiologji:
1-Vizitë dhe konsultë mjeku
2-EKG
3-Ekokardiografi
4-Eko Doppler e karotides

Elektrokardiografia (EKG)
Një elektrokardiografi (EKG ose ECG) është një provë që kontrollon problemet e zemrës nëpërmjet aktivitetit elektrik të saj. Një EKG përkthen aktivitetin elektrik të zemrës në një vijë gjurmuese në letër.
Një elektrokardiografi kryhet sepse:
- Kontrollon aktivitetin elektrik të zemrës
- Gjen shkaqet e një dhimbje të pashpiegueshme të kraharorit, e cila mund të jetë shkaktuar nga një atak i zemrës, inflamacion i një qeske përreth zemrës, ose angina.
- Gjen shkakun e simptomave të sëmundjes së zemrës, të tilla si vështirësi të frymëmarjes, marrjemëndsh, të fikët, rrahje të shpejta ose të çrregullta (palpitacione).
- Gjen nëse murret e dhomave të zemrës janë tepër të trasha (hipertrofi)
- Kontrollon sa mirë janë duke vepruar ilaçet dhe nëse ato janë duke shkaktuar efekte anësore që ndikojnë në zemër.
- Kontrollon sa mirë janë inplantuar në zemër paisjet mekanike,(psh stent_at) dhe si janë duke punuar ato
- Kontrollon shëndetin e zemrës kur sëmundje të tjera janë prezente, të tilla si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, pirja e duhanit, diabeti, ose histori familjare të sëmundjeve të hershme të zemrës.
- diagnostikon rrymen e dobet te gjakut te muskulit te zemres (ischemia), (bllokim në arteriet koronare-të pjesshme ose të plotë)

Ekokardiografia
Ekokardiografia është një test imazherie që përdor ultratingujt për të vlerësuar strukturën e zemrës, si dhe drejtimin e gjakut brënda në të. Ekokardiografia është një nga shumë ekzaminimet që mund të bëhen ndaj pacientit për të vlerësuar anatominë dhe funksionin e zemrës.
Ky test është shumë i detajuar në të dhëna, i thjeshtë dhe nuk përfshin ekspozimin ndaj rrezeve X, pra, është plotësisht i pa dëmshëm dhe pa dhimbje.
Një Ekokardiografi përdoret sepse:
- Përcakton shkaqet për dhimbjen e kraharorit,
- Krijon një bazë si reference në gjurmimin e konditave kronike të zemrës,
- Vlerëson ndikimin e një ataku zemre
- Diagnostikon valvulat e zemrës të ngushtuara apo që rrjedhin
- Përcakton nevojën për ndërhyrje ose vlerëson efektivitetin e mjekimit.
- Përcakton nëse zemra ose aorta ka qënë dëmtuar nga një aksident
- Tek fëmijët e rinj ose infantilë ekokardiografia kryhet nëse dyshohet për sëmundje zemre të lindura.

Ekzaminimi Doppler i karotides
Ekzaminimi Doppler i karotides përdoret:
- për të dalluar ngushtimin e arterieve karotide që furnizonjnë me gjak trurin. Gjatë kësaj prove, këto arterie bëhen të dukëshme në ekran duke përdorur frekuenca të larta të valëve zanore për evidentimin e pllakave (bllokimeve). Analizimi i rrymës së gjakut përmes arterieve nëpërmjet ekografisë Doppler, lejon matjen e saktë të shkallës së ngushtimit të enës së gjakut.