Shërbimi i laboratorit
Laboratori ofron shërbime në fushën e ekzaminimeve klinik- biokimik- Imunologjik, hormonal si dhe bakteriologji, virologji, parazitologji dhe mykologji. Këtu kryen me sukses shërbime laboratorike për pacientët ambulatorë në parandalimin dhe diagnostikimin e patologjive të ndryshme. Rezultatet e ekzaminimeve laboratorike janë të sakta dhe jepen brënda një afati kohor relativisht të shkurtër. Laboratori është i pajisur me aparaturat më të fundit automatike.
Stafi i kualifikuar dhe me experience shumë vjeçare kryen kontrollin e brëndshëm të cilësisë duke përmbushur standartet ISO 15189:2007. Çdo analizë kontrollohet respektivisht nga mjeku klinik-biokimik dhe ai mikrobiolog. Për këtë arsye garantohet saktësia e rezultateve, duke ndihmuar në vënien e sigurt të diagnozës dhe mjekimit.
Kryerja e analizave në laborator bëhet sipas disa seksioneve:
Bakterologjia
Seksioni i bakteriologjisë në Laborator, realizon diagnozën e të gjitha sëmundjeve infektive të shkaktuara nga bakteret. Ai analizon të gjitha llojet e mostrave si gjak, urinë, sputum, fece, likide, sekrecionet e mukozave si orofaringeale, genitale, nazale, sy, veshë, pus (qelb) të marra nga plagë dhe inde të ndryshme të organizmit. Mostrat përpunohen duke përdorur metoda të mikroskopisë, kulturës dhe metodat e shpejta bashkëkohore për identifikimin e baktereve shkaktare të infeksionit. Bakteret patogene të identifikuara në laborator, provohen për ndjeshmërinë ndaj antibiotikëve (antibiograma) duke përdorur një numër të madh antibiotikësh. Në këtë mënyrë mjeku kurues ka mundësi të zgjedhë antibiotikun e duhur që vepron më mirë dhe më me pak efekte anësore (të dëmshme) për organizmin. Të gjitha përgjigjet interpretohen nga mjeku specialist i laboratorit.
Laboratori ynë kryen këto analiza bakteriologjike:
• Urokulturë, koprokulturë, hemokulturë, kulturë likidi, fyti, hunde, veshi, syri, pusi, sputum, sekrecione të ndryshme.
• Diagnostikon sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) si: Gonorre, Sifiliz, Shankroidit, Vaginozë bakteriale, Uretrit i shkaktuar nga klamidia, Ureoplazma urealiticum dhe Mycoplazma hominis etj.
• Diagnostikon sëmundjet infektive si: Tifo, Dizanteri, Brucelozë, Antraks etj.
• Gastritet e shkaktuara nga Helikobakter pylori duke zbuluar direkt Ag nga fecet.
• Diagnostikon pneumonite e shkaktuara nga Mycoplazma pneumonie IgG/IgM, Chlamidia pneumonie IgG/IgM
Mykologjia
Seksioni i Mykologjisë me një experiencë shumë vjeçare realizon diagnozën e të gjitha mykozave të shkaktuara nga maja, kërpudha patogene dhe ato oportuniste. Mykozat mund të jenë të lokalizuara në lëkure, thonj, flokë, në mukoza si: trakti gastrointestinal, genitourinar, respirator dhe në raste të rënda në organet e brëndëshme të organizmit duke rrezikuar jetën. Duke përdorur metodat bashkëkohore në laborator në identifikojmë llojin e kërpudhës dhe njëkohësisht përcaktojmë ndjeshmërinë e saj ndaj një gamë të gjëre antimykotikësh.
Laboratori ynë kryen këto teste për identifikimin e kërpudhave:
• Maja: Candida spp, Criptococcus neoformans.
• Filamentoze: Trichophyton, Epidermophyton, Microsporium
• Dimorfike: Histoplasma capsulatum, Blastomyces dermatitis, Sporothrix schenckii
• Oportuniste: Aspergillus spp,
• Shkaktare të Mycetomës.
Mykograma : Testi i ndjeshmërise in vitro ndaj antimykotikëve të mëposhtëm:
Clothrimazole, Amphotericin B, Fluconazole, Terbinafin, Itraconazole, Miconazole, Voriconazole, Econazole, 5-fluorocytosine, Ketoconazole, Caspofungin, Nystatin
Parazitologjia
Parazitologjia është njësi e mikrobiologjisë që ivestigon parazitet. Mostrat që nevojiten për diagnostikim jane feçe, gjaku, urina, pështyma dhe mostra të tjera. Laboratori i parazitologjisë realizon diagnozën e parazitozave:
• intestinale(zorrëve), duke përdorur teknika që kanë ndjeshmeri të lartë në identifikimin e tyre.
Disa prej testeve janë: identifikimi i Giardia lamblia, Entamoeba histolytica, Blastocistis hominis, Trichuris trichiura, Strongyloides stercoralis, Ascharis lumbricoides, Enterobius vermicularis, Taenia saginata (shiriti I kahut), Taenia solum, (shiriti i derrit), Hymenolepis nana, diminuta,
• të gjakut dhe indeve. Disa prej testeve jane: Leishmania spp, Malarja spp, Babesia, Toxoplasma gondi, Echinococcus spp, Pneumocystis carinij
• të traktit urogenital: Trichomonas vaginalis
Virologjia
Njësia e Virologjisë realizon diagnozën e shumë sëmundjeve infektive të shkaktuara nga viruset duke përdorur metodat e reja për identifikimin e hershëm dhe të shpejtë të viruseve. Në laborator kryhen këto analiza:
•Virusi i hepatitit B dhe treguesit e tij: HBsAg, Anti-HBs, Anti-HBc IgM, Anti-HBc IgG, HBeAg, Anti-HBe.
•Viruset e hepatitit C, A, D, E.
•Citomegalovirus CMV IgG / IgM, Rubeola IgG / IgM, HIV 1 / 2, Herpes simplex virus tip 1 dhe 2 IgG/ IgM, Epstein – Barr virus (Mononukleoza infektive), Varicela zoster virus IGG /IgM,
Laboratori klinik
analizon qelizat e gjakut: numërin, formën, strukturën e plotë të elementëve të gjakut. Analizat që kryhen në këtë kategori janë: numri i leukociteve, eritrociteve, trombociteve, hemoglobin, hematokrit, formula leukocitare.
Laboratori klinik teston urinen për shume analizime: Densitet, Pamje, Ph, Protein, Bilirubin, Ketone, Glukozë, Eritrocite, Leukocite, Kristale,Cilindra, Epitele, Baktere, Parazite,Funge, Kimikate etj.
Testet e koagulimit përdoren për të analizuar kohën e koagulimit të gjakut dhe faktorët e koagulimit. Analizat që kryhen në laborator në këtë kategori janë: Koha e protrombinës PT, INR, koha hemoragjise, koha e koagulimit.
Biokimia klinike
analizon serumin ose plazmën për kimikate të pranishme në gjak. Këtu përfshihen një grup i madh i substancave të tilla si lipide, sheqer, enzima dhe hormone.
Testet e gjakut që përcaktojnë rrezikun e sëmundjes së koronareve:
• PCR
• Lipoprotein a (Lp(a)
• Apolipoprotein A1 (Apo A1)
• Apolipoprotein B (ApoB)
• Fibrinogjen
• LDL
• Raporti Albumin në urinë/ Kreatininë (Ualb/k)
Testet e sheqerit në gjak :
• Glicemi esëll
• Glicemi 2 orë pas buke
• HbA1C
Elektrolitet :
• Natrium
• Kalium
• Magnez
• Posfor
• Kalçium
Enzimat dhe proteinat e gjakut:
• Alanine Aminotransferasa (ALT ose SGPT)
• Aspartat Aminotransferasa (AST ose SGOT)
• Creatininë (Cr)
• Creatinë Kinase (CK)
• Lactat dehydrogenase (LDH)
• Myoglobin (Mb)
• Troponin T (cTNT)
• Fosfataza alkaline (ALP)
Testi i yndyrnave në gjak :
• Kolesteroli total,
• HDL-Kolesterol,
• LDL- Kolesterol,
• Trigliceridi,
Testi i funksionit të veshkave:
• Azotemia
• Kreatinemia
• Acidi uric
• Raporti Albumina në urinë/ Kreatininë.
Hormonet:
• e fertilitetit (FSH, HL, Testosteron total / I lire, Estradi, Progresteron, Prolaktina )
• e tiroides (TSH, FT3, FT4, T3, T4, Anti TPO, Anti TG, Tiro Globulina)
• te tjera (GH , Parathormoni, Kortizoli, Aldosteroni, DHEA-S, Renina, Acidi Folik, ACTH,)
Treguesit tumoral :
• të traktit gastro – intestinal (Ca 19-9)
• të gjirit dhe vezoreve (CEA, Ca 15-3, Ca 125)
• të prostatës ( PSA )
• të testikujve (AFP, BHCG )
Testet Reamatizmale
• Faktori RF
• Titri I complementi C3-C4
• PCR
• ASLO
• Fibrinogjeni
Elektroforezat
• Elektroforeza e protein
• Elektroforeza e hemoglobines
Alergjite
• IGE totale
• IGE specifike ushqimore
• IGE specifike pneumoalergene
Elektrolitet ne urine 24 H
• Natrium
• Kalcium
• Clor
• Magnezium
Analizat Gjenetike
• Triple Test
• Bi-Test
Vitaminat
• Vitamina A
• Vitamina B12
• Vitamina D3 25OHVD3
• Vitamina E
• Vitamina C
Rr. Dibrës (në kryqëzim me rr. Riza Cerova), Pallati 132, Kati II, Tiranë
+355 4 2450016