Ekzaminimet për Obstetrik-Gjinekologji
Shërbimi Obsetrik Gjinekologjik në Qendra Diagnostike Alfa kryhet si shërbim ambulator ku objektivi kryesor është kryerja e ekzaminimeve që kanë të bëjnë me kontrollet periodike (check-up) dhe kontrollet diagnostikuese. Në klinikë kryhen proceset e të gjitha analizave laboratorike të nevojshme, kontrolle ekografike, vizita dhe konsulta prej fillimit të shtatzanisë dhe deri në lindje, nga mjekë të kualifikuar dhe me përvojë shumë vjeçare në fushën e ob/gjinekologjisë. Nëpërmjet instrumentit ultrasound të markës Siemens diagnostikohen patologji të ndryshme si dhe jepen të dhëna mbi barrën në tërësi, gjëndjen e fëmijës dhe zhvillimin e tij përkatës.
Shërbimet obstetrike:
- Kontroll obstetrik,
- Eko dhe Eko Doppler,
- Ekokardiografia fetale,
- Ekzaminimi në tremujorin e parë
- Ekzaminimi në tremujorin e dytë
Shërbimet gjinekologjike:
- Ekzaminimi gjinekologjik vjetor (Pap Test)
- Urgjencat gjinekologjike
- Gjinekologjia pediatrike dhe për adoleshentet
- Gjinekologjia urologjike
- Endokrinologjia gjinekologjike
- Menopauza
- Çrregullimet menstruale
- Sindroma e cisteve të shumëfishta në vezore
- Endometriozë
Rr. Dibrës (në kryqëzim me rr. Riza Cerova), Pallati 132, Kati II, Tiranë
+355 4 2450016