Ekzaminime të tjera opsionale :
Diabeti i tipit 2
Çfarë është Diabeti i tipit 2?
Diabeti i tipit 2 godet njerëzit e të gjitha moshave dhe simptomat e hershme nuk vihen re. Në fakt, rreth një në tre njerëz me diabet të tipit 2 nuk e dinë se e kanë atë. Kjo sëmundje kronike pengon aftësinë e trupit për të përdorur karbohidratet e ushqimit për energji. Rezultati është ngritja e sheqerit në gjak. Me kalimin e kohës, ky sheqer i tepërt rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, humbje të pamjes, dëmtime të organeve dhe nervave si dhe sëmundje të tjera serioze.
Shënjat paralajmëruese të Diabetit të tipit 2:
1. Etja
Njerëzit me diabet të tipit 2 shpesh nuk kanë simptoma. Kur simptomat bëhen të dukshme, një nga të parat mund të jetë një rritje e etjes. Kjo shoqërohet shpesh me probleme të tjera, duke përfshirë tharjen e gojës, rritje të oreksit, urinim të shpeshtë, nganjëherë aq shpesh sa në çdo orë dhe humbje dhe rritje e pazakontë e peshës.
2. Dhimbje koke
Kur nivelet e sheqerit në gjak bëhen më të parregullta, simptoma të tjera mund të jenë dhimbje e kokës, pamje e paqartë dhe lodhje.
3. Infeksionet
Në shumë raste, diabeti i tipit 2 nuk zbulohet deri sa ajo bëhet e rëndë për shëndetin. Një flamur i kuq janë infeksionet shqetësuese, të tilla si:
• Plagë që shërohen ngadalë.
• Infeksione të shpeshta nga kandida´ dhe infeksione të traktit urinar,
• Kruarje të lëkurës, sidomos në zonën e ijës
4. Mosfunksionim seksual
Mosfunksionimi seksual është i zakonshem tek njerëzit me diabet. Diabeti mund të shkaktojë dëmtim të enëve të gjakut dhe mbaresave nervore në organet gjenitale, duke çuar në një humbje të ndjeshmërisë dhe duke e bërë të vështirë orgazmën. Çregullime të tjera mund të ketë në rrugët vaginale dhe impotencë tek meshkujt. Është vlerësuar se ndërmjet 35% deri 70% e burrave me diabet do të kenë në jetën e tyre të paktën një shkallë të impotences. Dhe rreth 1 në 3 gra me diabet do të përjetojnë një formë të mosfunksionimit seksual.
Diabeti i tipit 2: Faktorët e rrezikut
Faktorët e rrezikut që mund të kontrolloni
Disa zakone shëndetësore dhe kushte mjekësore që lidhen me stilin e jetës tuaj mund të rrisin shanset e zhvillimit të diabetit të tipit 2, siç janë:
• Të qënit mbi peshë, sidomos në bel
• Një jetë sedentare (ulur)
• Pirja e duhanit
• Një dietë e lartë në mish të kuq, mish të përpunuar, produkte qumështi të lartë në yndyrë si dhe ëmbëlsirat
• kolesterol dhe yndyrna jonormale në gjak, kolesteroli HDL "i mirë", më i ulët se 35 mg/dL dhe / ose një nivel trigliceridi rreth 250 mg/dL
Faktorët e rreziku që nuk mund të kontrolloni
• Raca apo përkatësia etnike: hispanikët, afrikano-amerikanët, amerikanët vendas dhe aziatikët kanë një rrezik më të lartë se sa ai mesatar.
• Historia familjare e diabetit: Të paturit e një prindi ose vëllai me diabet rrit rrezikun.
• Mosha: Të qenët më i vjetër se 45 vjeç rrit rrezikun për diabet të tipit 2. Sa më shumë faktorë rreziku që të keni, aq më të mëdha janë mundësitë tuaja për zhvillimin e diabetit tip 2.
Faktorët e rrezikut për Gratë
Të paturit e diabetit gestational për shtatzënat i ve ato në rrezik më të lartë për zhvillimin më vonë të diabetit të tipit 2. Gratë që lindin një fëmijë që peshon mbi 4 kg janë gjithashtu në rrezik. Të paturit e një historie të sindromit policistik të vezoreve mund të shkaktojë gjithashtu rezistencë të insulinës dhe mund të çojë në diabet.
Diabeti i tipit 2: Menaxhimi i tij
1. Dieta
Për fat të mirë, kontrolli i nivelit të sheqerit në gjak duke ndryshuar dietën dhe humbjen e peshës të tepërt gjithashtu mund të ulë rrezikun e komplikimeve. Njerëzit me diabet të tipit 2 duhet të monitorojnë me kujdes konsumin e karbohidrateve si dhe konsumin e yndyrës, proteinave dhe reduktimin e kalorive. Pyesni mjekun për një plan ngrënie që do të funksionojë për ju.
2. Ushtrimi
Stërvitje të zakonshme, të tilla si trajnim force ose ecje, përmirëson tek njerëzit me diabet tip 2 përdorimin e insulinës nga trupi dhe mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak. Të qenët aktiv gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e yndyrës së trupit, uljen e presionit të gjakut dhe mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës. Njerëzit me diabet tip 2 duhet të përpiqen për të kryer 30 minuta ushtrime të moderuara në shumicën e ditëve të javës.
3. Reduktimi i Stresit
Stresi mund të shkaktojë rritjen e presionit të gjakut. Ai gjithashtu mund të rrisë nivelet e glukozës në gjak si pjesë e reagimit tuaj "lufto ose fluturo". Ose ju mund të merrni më shumë ushqim për të përballuar stresin. Të gjitha janë të këqija kur jetoni me diabet. Në vend që të lini stresin të marrë kumbimin e tij, provoni praktikimin e teknikave të relaksimit të tilla si frymëmarrje e thellë, meditim ose vizualizim. Ndonjëherë mund të ndihmojnë bisedat me një mik, anëtar të familjes etj
4. Ilaçet nga goja
Kur njerëzit me diabet të tipit 2 nuk janë në gjendje për të kontrolluar me dietë dhe ushtrim sheqerin në gjak në mënyrë të mjaftueshme, mund të shtohet mjekimi. Ka shumë lloje pilulash në dispozicion për diabetin dhe ato përdoren shpesh në kombinim. Disa funksionojnë për të stimuluar pankreasin që të prodhoje më shumë insulinë, dhe të tjerët për të përmirësuar efektivitetin e insulinës, ose bllokojnë tretjen e niseshtesë. Disa medikamente për trajtimin e diabetit tip 2 përdoren për të ndihmuar në pengimin e shkatërimit të insulinës.
5. Insulina
Në trajtimin tuaj, mjeku mund të përshkruajë insulinë që herët dhe në kombinim me pilula. Insulina mund të përdoret edhe tek njerëzit me diabet të tipit 2. Qelizat e pankreasit nuk prodhojnë insulinë në përgjigje të niveleve të larta të sheqerit në gjak. Në këtë rast, terapia me insulinë duhet të bëhet pjesë e rutinës së përditshme.
Injeksionet jo-Insulinë
Medikamente të reja janë në dispozicion për njerëzit me diabet të tipit 2. Pramlintide (Symlin), eksenatide (Byetta), dhe liraglutide (Victoza) janë mjekime të injektueshme jo insulin. Ndërsa insulina tërheq glukozën në qeliza, këto ilaçe i shkaktojnë trupit lirimin e insulinës për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak.
Testimi i glukozes
Ky testim në gjak ju lejon të dini se si kontrollohet sheqeri në gjak dhe në se keni nevojë për të ndërmarrë veprime për të ndryshuar planin tuaj të trajtimit. Konsultohuni me mjekun për të gjetur se sa shpesh duhet të përdorni një glukoz meter. Disa momente të zakonshme testimi mund të jenë kur zgjoheni, para dhe pas ngrënies dhe në kohën e gjumit.
Monitorimi i vazhdueshëm i glukozës mund të jetë i dobishem për ata me diabet të tipit 1 për të ndihmuar uljen e glukozës në gjak.
Rr. Dibrës (në kryqëzim me rr. Riza Cerova), Pallati 132, Kati II, Tiranë
+355 4 2450016