+355 682206300

Check–Up për sëmundje gjinekologjike


Check–Up për sëmundje gjinekologjike nga 6.500 në 3.500 lek

  • ECO gjinekologjike
  • Pap test
  • Strisho vaginale
  • Vizite gjinekologu

 

Ekzaminimi për kancerin e qafës së mitrës

Çfarë është një Pap test?
Pap test është një proçedurë mjekësore në të cilën një mostër e qelizave të qafës së mitrës të një gruaje mblidhet dhe hapet në një lamë mikroskopi. Qelizat ekzaminohen në mikroskop me qëllim vëzhgimin e ndryshimeve para-malinje (para-kancer) ose malinje (kancer).
Në shumicën e rasteve, një Pap test identifikon qeliza të vogla anormale përpara se ato të bëhen malinje dhe në një moment kur gjëndja është më e lehtë për t’u shëruar. Pap testi nuk është test për të zbuluar forma të tjera të kancerit të tilla si ato të, vezoreve, apo mitrës. Kanceri i këtyre organeve mund të zbulohet gjatë ekzaminimeve gjinekologjike.

Kur duhet të fillojnë gratë kontrollin me Pap test, kur duhet të ndalojnë dhe sa shpesh duhet t’a kryejnë atë?
• Ekzaminimi i parë rekomandohet të fillojë kur femrat bëhen seksualisht aktive, por jo më vonë se 21 vjeç.
• Gratë deri në moshën 30 duhet të ekzaminohen për kancerin e qafës së mitrës në çdo 2 vjet.
• Gratë e moshës mbi 30 duhet të ekzaminohen në çdo 3 vjet, nëse kanë marrë tre pap teste të njëpasnjëshme normale vjetore.
• Gratë pas një histerektomie të plotë për arsye jo kanceroze, mund të ndërpresin testimin Pap. Gratë që kanë patur një histerektomi që ruan mitrën, duhet të vazhdojnë me ekzaminimin Pap. Gratë që kanë pasur një histerektomi për Pap teste jonormale kanë rekomandime të veçanta. 

Cilat gra janë me rrezik në rritje për të patur një Pap test jonormal?
Janë identifikuar një numër faktorësh rreziku për zhvillimin e ndryshimeve parakanceroze dhe kanceroze të qafës së mitrës: 
• HPV: faktori kryesor i rrezikut është infeksioni me virusin Papiloma gjenital të njeriut (HPV). Edhe pse shumica e grave që kanë infeksionin HPV jo domosdoshmerisht kanë kancerin e qafës së mitrës, por rreth 95 % -100 % e tyre janë të lidhura me infeksionin HPV. 
• Pirja e duhanit: është e lidhur fort me këtë kancer duke rritur rrezikun rreth dy deri katër herë.
• Një sistem imunitar i dobët: Shumica e grave që janë të infektuar me HPV mund të mos zhvillojnë kurrë kancerin e qafës së mitrës. Por, nëse keni një infeksion HPV dhe sistem imunitar të dobësuar nga një sëmundje tjetër, mund të keni më shumë gjasa për të zhvilluar këtë sëmundje.
• Infeksionet e tjera seksualisht të transmetueshme (SST): Nëse keni SST të tjera, si klamidia, gonorrea, sifilizi, apo HIV / AIDS, keni një rrezik të lartë për të patur edhe HPV.
• Faktorë të tjerë të rrezikut: janë të paturit e shumë partnerëve seksuale dhe bërja seksualisht aktive që në moshë të re.

 

 

Newsletter

Kontakt

mapRr. Dibrës (në kryqëzim me rr. Riza Cerova), Pallati 132, Kati II, Tiranë

 

map+355 4 2450016

Na ndiqni në