Para shtatzanisë
Kur një çift planifikon të ketë një fëmijë, duhet fillimisht të konsultohet me mjekun. Bazuar në historitë familjare shëndetsore të prindërve, rekomandohen teste të caktuara për të mundësuar një shtatzani të shëndetshme. Këtu përfshihen testet gjenetike për sëmundje të trashëguara, për të kuptuar rrezikun e pasjes së një fëmije me një nga këto sëmundje dhe teste, për të identifikuar ndonjë infeksion që mund të rrezikojë shëndetin e nënës dhe fëmijës.
Testet që mund t’i ofrohen gruas dhe burrit të saj për të vlerësuar rrezikun e sëmundjeve gjenetike të trashëguara janë:
Testet që mund t’i rekomandohen gruas kur ajo është duke planifikuar një shtatzani janë:
Gratë me diabet ose hypertension duhet t’i kenë këto nën kontroll përpara se të mbeten shtatzane. Gratë me diabet të tipit 1 ose 2 duhet të kryejnë testin A1c se paku 3 deri 4 muaj përpara se ato shpresojnë të mbeten shtatzane. Kjo pasi diabeti i lidhur me defektet e lindjes ndodh herët në shtatzani. Duke patur këtë test gruaja përcakton një kohë të sigurtë për të mbetur shtatzane.
Tremujori i parë (deri në 12 javë)
Nëse gruaja nuk ka kryer check-up_in e mësipërm përpara shtatzanisë, atëhere është e nevojshme që brënda tremujorit të parë të kryejë testet e mëposhtme:
Tremjori i dytë (javët 13-27)
Testet laboratorike të kryera gjatë tremujorit të dytë të shtatzanisë sigurojnë informacion për të vlerësuar problemet mjeksore si potenciale ashtu edhe ato aktuale tek bebja, ndërsa vazhdohet të monitorohet shendet i nënës gjatë shtatzanisë. Testet që duhet të kryhen gjatë kësaj periudhe janë:
Shumë gra kryejnë test diagnostik imazherie ekografie si pjesë e kujdesit të tyre rutinë para lindjes, shpesh ndërmjet javëve 18 dhe 20. Ky test jo invaziv, mundet të përdoret gjithashtu më herët, më vonë ose përsëri gjatë shtatzanisë për të parë për një indikim të problemeve me organet e fetusit si dhe për të konfirmuar moshën fetale dhe rritjen e duhur. Pyesni mjekun çfarë duhet në situatën tuaj.
• Ekografi fetale (java 20-22)
1.Morfologjia fetale (Faza e fundit e kontrollit për anomali fetale)
2.Depistimi ekografik
3.Vlerësimi i kontinencës së qafës së mitrës
Tremujori i tretë
Testet laboratorike të përdorura gjatë këtyre javëve drejtohen kryesisht drejt përgatitjes për lindje të një fëmije të shëndetshëm dhe mund të përfshihen në vijim:
Nëse një grua merr pjesë në aktivitete me rrezik të lartë që mund të transmetojnë HIV apo hepatit B, të tilla si kontakte seksual të pambrojtur ose përdorim intravenoz të drogës, ritestimi për këto infeksione rekomandohet edhe gjatë tremujorit të tretë.
Rr. Dibrës (në kryqëzim me rr. Riza Cerova), Pallati 132, Kati II, Tiranë
+355 4 2450016